BallinaKronikeDetaje tronditëse/Agresori ne Fier i mori armën policit dhe qëlloi mbi të...

Detaje tronditëse/Agresori ne Fier i mori armën policit dhe qëlloi mbi të plagosurit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte qytetin e Fierit. Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur 5 persona. Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr.

Drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim.

Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.

Marko ka sqaruar edhe dinamiken e ngjarjes, sipas të cilit, një sherr ka nisur në Levan dhe ka perfunduar me përdorimin e armëve në spital.

Sipas drejtorit, një person nga pjesëtaret e sherrit i ka marrë armën policit të Patrulles së Përgjithshme dhe me të ka qëlluar në drejtim të të plagosurve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular