BallinaKronikeJa çfarë thotë Policia në deklaratën e saj zyrtare për ngjarjen që...

Ja çfarë thotë Policia në deklaratën e saj zyrtare për ngjarjen që tronditi Fierin

Një sherr i nisur në Levan të Fierit është përshkallëzuar më pas në ambientet e urgjencës së spitalit në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy persona janë plagosur fillimisht pas një konflikti me sende të forta të ndodhura mes dy grupeve në Levan. Një prej tye është Gentjan Zhapa 33 vjeç. Të plagosurit me sende të forta janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në ambjentet e urgjencës së spitalit është shfaqur një person i cili ka rrëmbyer armën e një efektivi policie duke lënë të plagosur tre persona mes tyre edhe babain e Gentjan Zhapës i cili kishte shkuar në spital për të vizituar të birin.

Deklarata zyrtare e Policisë:

Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve, janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e  Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen  edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular