Policia e Fieri ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Sipas policisë janë konflikti ka nisur mes dy familjeve ku janë dëmtuar me sende të forta Gentian Zhapa dhe D.Zh, ndërsa K.L. dhe E.M. janë lënduar me mjet prerës.
Pas këtij konflikti të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit , për të marrë ndihmë mjekësore por në urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, A.Zhapa, baba i Gentian Zhapës.
Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar forca të shumta policie duke bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e dy personave E.B. e D.B.
Sipas policisë E.B dyshohet edhe të këtë kryer plagosjen me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një personi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë policia njofton se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Drejtoresha e spitalit: Gjithë stafi i spitalit Fier është në gatishmëri për shpëtimin e jetës të 3 personave që aktualisht janë në sallën e operacionit. Janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet për t’u futur në intervent. Dua t’i jap një informacion të gjithë qytetarëve që puna vazhdon, stafet janë në punë. Të gjithë që kanë nevojë për t’u paraqitur në spital mund të vijnë. Nëse kanë ndodnjë problematikë shëndetësore, puna vazhdon dhe stafet po punojnë. Çdo gjë vazhdon në rregullsi si gjithmon.