BallinaRajoniLDK dhe Vetëvendosje, ndarazi në zgjedhje

LDK dhe Vetëvendosje, ndarazi në zgjedhje

spot_img
spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje, diskutuan edhe të premten për një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 6 tetorit, por, përpjekjet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth kandidaturës për postin e kryeministrit.

Në mesnatën e së premtes përfundoi afati për regjistrimin e koalicioneve dhe të dyja këto parti sikurse edhe Partia Demokratike e Kosovës, shkojnë në zgjedhje të vetme.

Deri në përfundim të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar dy koalicione parazgjedhore të partive politike shqiptare: koalicioni i Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re dhe ai ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate si dhe dy koalicione të partive politike të pakicave kombëtare.

Kosova do të votojë më gjashtë tetor në zgjedhjet e parakohshme që pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre. /VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular