BallinaSocialeNxënësit e AEL shkëlqejnë me prezantimet në shkollën verore të sipërmarrjes BIESS2019

Nxënësit e AEL shkëlqejnë me prezantimet në shkollën verore të sipërmarrjes BIESS2019

Nxënësit e Academy of European Languages ishin të ftuar të veçantë të programit BIESS dhe patën mundësinë të shpalosin njohuritë mbi fushën e biznesit dhe aftësitë e shkëlqyera komunikuese e prezantuese në Anglisht.

Tre idetë e biznesit që u prezantuan janë ” My cook” (aplikacion që të mundëson të gatuash), “Let me create” (realizim i dhuratave të personalizuara të bëra me dorë), “Gamers’ Elite” (lojëra argëtuese dhe edukuese online).

Juria, e përbërë nga profesorë Amerikanë të fushës së biznesit, përgëzuan maksimalisht fëmijët dhe iu dhanë hapësirën të ishin mentorë të studentëve të vërtetë për 1 ditë.

Një atmosferë e mrekullueshme, pozitive e energjizuese e shoqëroi programin gjatë gjithë ditës, dhe meritën kryesore e kishin fëmijët.  Më herët, në muajin Maj, po këta nxënës kanë realizuar prezantimet e tyre të para në prezencë të SWISS EP, në vijim të programit mësimorqë ndjekin në kursin e Anglishtes.

Në përfundim të shkollës, në datën 5 Shtator, grupi i nxënësve janë ftuar sërish në BIESS për të qenë në panelin e jurisë dhe investitorëve të cilët do të votojnë për projektin fitues për vitin 2019

BIESS (Balkans International Entrepreneurial Summer School) është një program edukimi mbi sipërmarrjen i ndertuar mbi përvojën 10 vjecare të Tuck School of Business, Dartmouth College, USA. Ky program I cili realizohet në Tiranë, kombinon tëmësuarit në klasë, angazhimin e komunitetit sipërmarrës dhe ndërtimin e projekteve eksperienciale.  Kurset e programit janë në gjuhën Angleze dhe temat që mbulojnë janë tema të rëndësishme tëadministrimit të biznesit. Ky program studimi është një hyrje se si të jesh I përgatitur për mundësi të rritjes globale ndërkohë që kontribuon në ekonominë vendase dhe atë të Ballkanit.

Komentet e profesorëve Amerikanë për nxënësit e AEL:

Dave Delucia,

“Është e jashtëzakonshme që fëmijë kaq të vegjël mund të mësohen aq shumë! Eva Cota, në Akademinë e Gjuhëve Evropiane, i mësoi ata si të mendojnë për të ardhmen e tyre, si t’i prezantojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, dhe, më e rëndësishmja, ajo i mësoi ata të ndjekin ëndrrat e tyre me besim. Unë kurrë nuk kam parë studentë të tillë të rinj të mësojnë aq shumë, aq mirë”

Elisabeth Gardner

“Ne ishim të papërgatitur për aftësinë dhe pjekurinë që këta studentë të rinj të AEL shfaqën në BIESS të premten ne mëngjes. Komanda e tyre në anglisht dhe kuptimi i tyre për atë që do të thotë të jesh një “sipërmarrës” ishte mbresëlënëse! Shqipëria ka drejtuesit e ardhshëm të biznesit pikërisht këtu!”

Gregg Fairbrithers

“Përdorimi i sipërmarrjes për të angazhuar të rinjtë për t’i ndihmuar ata të mësojnë anglisht është një ide tepër krijuese. Studentët e Evës ishin aq të ngazëllyer për kompanitë e tyre kur ishin me ne sa që ata në të vërtetë harruan se flisnin anglisht. Dhe ata ishin sipërmarrës të rinj të tillë të realizuar, në programin tonë BIESS këtu ne i hartuam ata në “vullnetarë” si mentorë për të rriturit tanë në program. Ata ishin shumë efektivë në atë – në anglisht.”

Në këtë program, mësuesja e tyre është mentore e Start-up-eve. Vitin e kaluar, ajo u njoh me këtë program studimi nëpërmjet universitetit të cilit ndiqte studimet MBA dhe vendosi ta ndjekë. Rezultati I trajnimit intensive 10-ditor ishte përmbyllja me një projekt, për të cilin Eva u vlerësua me cmimin e parë.

AEL i jep rëndësi të veçantë edukimit nëpërmjet vlerave dhe integrimit praktik të njohurive duke përgatitur në këtë mënyrë qytetarët dhe liderët e së ardhmes!

Videot e prezantimeve mund t’i gjeni në YouTube (ACADEMY OF EUROPEAN LANGUAGES).

Project 1: https://youtu.be/LQsP4CA4K2A

Project 2: https://youtu.be/9lCQWxwFAH8

Project 3: https://youtu.be/NWOX6epE3K4

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular