Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka deklaruar me një shënim në rrjetet sociale se shoqëria shqiptare ka nevojë emergjente të mendojë në mënyrë kritike mbi volumin e informacioneve që shpërndahen në internet.
Sipas saj, duhet ndërtimi i një shoqërie e cila të mendojë në formë kritike, dhe të jetë e aftë të selektojë informacionin e dobishëm nga ai që serviret si i dëmshëm.
“Interneti na ka mundësuar të hyjmë në një oqean me informacion, shifra dhe lajme. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm. Ne konsumatorët e lajmeve duhet të bëhemi filtruesit”-shkruan ajo.
Me këtë duket që bashkëshortja e kryeministrit është një mbështetëse e “flaktë” e paketës anti-shpifje, e cila pritet të dërgohet për diskutim dhe më pas miratim në Kuvendin e Republikës.