Një grua shqiptare, 34-vjeçare, u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj shqiptar në Zvicër. Sipas “Blick”, ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, por u publikua në media ditën e sotme.
Gazeta më e madhe zvicerane shkruan se 34-vjeçarja Luiza, u vra pasi i kërkoi të shoqit divorcin.
Ajo vuante prej kohësh nga dhuna sistematike që ai ushtronte ndaj saj, ndërsa, sipas dëshmitarëve, bashkëshorti e kërcënonte se do t’i vriste familjarët nëse ajo ndahej prej tij.
Ata ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa prej një viti Luiza ishte transferuar në një tjetër apartament, ku jetonte së bashku me fëmijët si dhe kishte marrë edhe urdhër mbrojtje. Por pavarësisht kësaj, ajo vazhdonte të kërcënohej nga i shoqi.
Ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj dhe e mbuluar me gjak, për shkak të dhjetëra goditjeve me thikë nga bashkëshorti. Sipas “Blick”, kjo nuk është hera e parë që në Zvicër ndodhin të tilla ngjarje, ku shqiptarët dhunojnë dhe vrasin bashkëshortet e tyre.
Autori i ngjarjes së rëndë:
Lajmi në median zvicerane: