BallinaKronikeIsh-mësuesi u qëllua në banesë, ja pistat ku policia po heton për...

Ish-mësuesi u qëllua në banesë, ja pistat ku policia po heton për atentatin

spot_img
spot_img

Eljus Thartori, i cili u qëllua me dy plumba në banesën e tij në lagjen ‘10 korriku’ dy ditë më parë në Vlorë, vazhdon të qëndrojë në spital. 36 vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ku kishte jetuar disa kohë, pas shkarkimit nga puna si mësues fiskulture në shkollën ‘Teli Ndini’

Sipas Policisë, Thartori është qëlluar nga persona të panjohur, pasi këta të fundit e kanë futur në kurth.

Kjo bindje e policisë është krijuar pasi fillimisht autorët kishin hedhur lëndë plasëse në katin e dytë të banesës, pasi viktima ka dalë për të parë se çfarë ka ndodhur, ata e kanë qëlluar disa herë me pistoletë ku ka marrë dy plagë të rënda.

Aktualisht Thartori ndodhet në Spitalin e Traumës, pasi ka shfaqur komplikacione pas operacionit të kryer në Spitalin e Vlorës

Fillimisht në dëshminë e tij për Policinë, Thartori tha se plagët nga djegia i ka pasi i ka shpërthyer celulari që mbante në dorë.

Deri më tani kjo është e vetmja deklaratë që Thartori ka dhënë për Policinë, ndërkohë që pritet përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore, për tu marrë sërish në pyetje.

Ndërkohë që Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në ambiente rreth zonës, ku edhe ndodhi ngjarja, për të parë lëvizjet e autorit.

Ndërkohë që një nga pistat ku po heton Policia është e shkuara kriminale e Thartorit i cili ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2007 në qytetin e Durrësit.

Krim për të cilin është dënuar me 10 vite burg dhe ka rifituar lirinë pasi ka kryer ¾ e këtij dënimi.

Ndërkohë që po hetohet nëse Thartori është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale gjatë kësaj kohe,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular