Çdo prind që paguan garancinë financiare për pranimin e fëmijës në çerdhe apo kopsht, në përfundim të ciklit mund ta tërheqë sërish atë.
Drejtoresha e Qendrës Ekonomike, Zhaneta Beqiri thotë se kjo pagesë bëhet paraprakisht, për të shmangur që prindërit të mos paguajnë muajin e fundit të frekuentimit.
Çdo prind që paguan garancinë financiare për pranimin e fëmijës në çerdhe apo kopsht, në përfundim të ciklit mund ta tërheqë sërish atë.
Në një prononcim për TV SCAN, drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri thotë se kjo pagesë bëhet paraprakisht, për të shmangur që prindërit të mos paguajnë muajin e fundit të frekuentimit të këtyre institucioneve arsimore.
Regjistrimet në kopshte për vitin shkollor 2019-2020 fillojnë të hënën, ndërkohë që prindërit kanë afat deri në datë 15 shtator për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Më herët, Beqiri ka bërë me dije se në kopsht nuk do të pranohet asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar apo që nuk ka kryer analizën e koprokulturës.
Ndërkohë që, sa i takon tarifave, ato nuk do të ndryshojnë duke mbetur në nivelin e 130 lekë në ditë për çerdhet dhe 160 lekë në ditë për kopshtet.