BallinaAktualitetJa kur nis regjistrimi ne kopshte dhe sa është pagesa. Garancia në...

Ja kur nis regjistrimi ne kopshte dhe sa është pagesa. Garancia në fund tërhiqet sërish nga prindi

Çdo prind që paguan garancinë financiare për pranimin e fëmijës në çerdhe apo kopsht, në përfundim të ciklit mund ta tërheqë sërish atë.

Drejtoresha e Qendrës Ekonomike, Zhaneta Beqiri thotë se kjo pagesë bëhet paraprakisht, për të shmangur që prindërit të mos paguajnë muajin e fundit të frekuentimit.

Çdo prind që paguan garancinë financiare për pranimin e fëmijës në çerdhe apo kopsht, në përfundim të ciklit mund ta tërheqë sërish atë.

Në një prononcim për TV SCAN, drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit  dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri thotë se kjo pagesë bëhet paraprakisht, për të shmangur që prindërit të mos paguajnë muajin e fundit të frekuentimit të këtyre institucioneve arsimore.

Regjistrimet në kopshte për vitin shkollor 2019-2020 fillojnë të hënën, ndërkohë që prindërit kanë afat deri në datë 15 shtator për të dorëzuar dokumentacionin e  nevojshëm.

Më herët, Beqiri ka bërë me dije se në kopsht nuk do të pranohet asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar apo që nuk ka kryer analizën e koprokulturës.

Ndërkohë që, sa i takon tarifave, ato nuk do të ndryshojnë duke mbetur në nivelin e  130 lekë në ditë për çerdhet dhe 160 lekë në ditë për kopshtet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular