BallinaAktualitetPërplasja në Fier, flasin mjekët: Ja çfarë ndodhi në spital dhe si...

Përplasja në Fier, flasin mjekët: Ja çfarë ndodhi në spital dhe si është gjendja e të plagosurve

spot_img
spot_img

Dy mjekët e Spitalit të Fierit, përkatësisht nëndrejtori Teknik, Ramadan Çepele, dhe mjeku reanimator, Kliton Gjerazi, kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të pesë personave të plagosur nga sherri i mbrëmjes së kaluar në Levan të Fierit me sende të forta e mjete prerëse, që degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit brenda ambienteve të Urgjencës.

Dy mjekët kanë deklaruar se të pesë personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë sqaruar se dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit, pasi kanë pas plagë në trup, ndërsa dy të tjerë kanë qenë të rrahur.

“Për të dhënë informacion më të detajuar për ngjarjen e mbrëmshme. Në Spitalin e Fierit kemi pesë persona, dy janë në reanimacion dhe tre të tjerët në pavion, jashtë rrezikut të gjithë”, ka deklaruar nëndrejtori Teknik, Çepele.

“Njëri ka bërë operacion, kishte një plagë në bark, por që u ndërhyrë menjëherë nga mjekët kirurg. Dhe një tjetër kishte po një plagë shpuese, por që nuk ishin prekur organet. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, në dorë dhe në shpatull, pa qenë plumbi brenda. Dy personat e tjerë të goditur, të rrahur, me trauma sipërfaqësore, por nuk rezultojnë me rrezik.

Nuk kemi njoftim për persona të tjerë të ardhur në spital nga kjo ngjarje. Ne kemi reaguar menjëherë me eko, skaner, analiza gjaku. Mjekët kanë qenë prezentë, katër kirurgë, mjeku i gjakut erdhi nga shtëpia. Nuk ka pasur probleme të rrezikohet jeta e tyre për shkak të mungesës së shërbimit. Sa i përket rendit, ai duhet diskutuar, sepse është e shëmtuar që në spitalet tona ndodhin akoma ngjarje të tilla. Nuk kemi çfarë të themi”, është shprehur mjeku Gjerazi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular