Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Golemit, në Kavajë. Një grua e moshuar çeke ka ndërruar jetë, për shkak se ka pësuar atak kardiak. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.