Me fillimin e muajit shtator ka nisur edhe puna e partive politike. Mësohet se nesër në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të diskutohen përgjigjet e ardhura nga institucionet e vendit siç janë; KQZ, policia, prokuroria apo dhe nga Kolegji Zgjedhor. Pas ngritjes së Komisionit Hetimor, Kreu i Shteti, Ilir Meta pritet të merret në pyetje javën e ardhshme.
Komisioni Hetimor do të miratojë një plan hetimor, i cili në thelb do të synojë hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike.