BallinaAktualitetSi do te jetë moti për 5 ditët ne vijim, ja kur...

Si do te jetë moti për 5 ditët ne vijim, ja kur fillon shiu

spot_img
spot_img

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe diell, tashmë duket se stina e vjeshtës do të sjell uljet e para të temperaturave si dhe reshjet e shiut.

Si rrjedhoj dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot fillimisht me diell dhe me pas shtim vranësiraash të cilat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash (lokalisht në relievet e larta kodrinore e ato malore do të shoqërohen edhe me rrufe).

Ditët e tjera të javës do të kenë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat zhvillimin e tyre kryesor do ta kenë prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në relievet e larta malore reshje shiu në formë shtrëngatash shoqëruar me rrufe në kohë afatshkurtër.

Sa i përket temperaurave ato do të kenë tendencën e rënies (vlerat e mesditës) por në mesjave do të kenë përsëri rritje ndërsa për tu theksuar edhe se ndjesia reale do të jetë përsëri disa grad më e lartë sidomos në orët e nxehta të ditës për shkak të lagështirës së lartë në ajër (zagushi).

Për parashikimin në qytete të vecanta mund ti referoheni edhe tabelës bashkëngjitur.

1 / 1

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular