BallinaAktualitetAkuza e fortë: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e Ramës në...

Akuza e fortë: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e Ramës në Surrel, nuk e di sa euro merr!

spot_img
spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për akuzat e opozitës ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në rubrikën “Opinion”, në News 24, Paloka zbuloi “detyrën” e re të Kajmakut, përveç asaj të kryebashkiakut. Sipas ish-deputetit demokrat, Agim Kajmaku bën punën e bahçevanit në Surrel, te vila e Ramës.

“Ka një vendim qeverie që i jep Kajmakut, nuk e di se sa euro, për të zbukuruar Surrelin. Jo vetëm e zbukuroi vilën e Ramës, por tani bën edhe bahçevanin aty. Pra, asgjë nuk është e rastësishme, Rama e ka krijuar vetë këtë qerthull dhe nuk e di si do ta zgjidhë”, tha Paloka.

Më tej, ish-deputeti foli dhe për Valdrin Pjetrin, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, pas fakteve të publikuara nga opozita, ku rezultonte se ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Lidhur me këtë, Paloka tha se Rama e dinte të vërtetën më parë, por e çoi Valdrinin me zor në Shkodër.

“Ai ka shkuar me vetëdije në këtë pikë, që nga farsa e 30 qershorit, vendosja e figurave kriminale, si Valdrini në Shkodër, që e çoi me zor. Me Kajmakun ka mbyllur gojën, e di shumë mirë, se i ka zgjedhur vetë”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular