BallinaAktualitetAlarm që jep Bardh Spahia: Mungon ilaçi për rezonancën magnetike, papërgjegjshmëri kriminale

Alarm që jep Bardh Spahia: Mungon ilaçi për rezonancën magnetike, papërgjegjshmëri kriminale

spot_img
spot_img

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka denoncuar mungesën e ilaçit për rezonancën magnetike, që është një nga ekzaminimet bazë dhe më thelbësore për pacientët.

Në një mesazh në “Facebook”, ish-deputeti Spahia i drejtohet ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke i thënë që propaganda fasadë në shëndetësi të nxjerrë bojën më shpejt se kudo tjetër. “Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare”, i thotë ish-deputeti-ministres.

Mesazhi i Spahisë:
PAPERGJEGJSHMERI ME JETET E QYTETAREVE. Ministrja Manastirliu po rropatet dite pas dite te shese “arritjet” sipas saj ne shendetesi. Ndersa reklamon me te madhe ndryshime ne skemen e vaksinimit, harron dhe mbase as nuk e kupton, qe drejton nje sektor, ku njerezit i prekin deshtimet cdo dite dhe i vuajne pafund pasojat e korrupsionit dhe paaftesise kriminale te kesaj qeverie. Se fundmi ne QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti per kryerjen e Rezonances Magnetike, nje nga ekzaminimet baze dhe me thelbesore per pacientet.

Si mjek do ti thoja zonjes Manastirliu, qe propaganda fasade ne shendetesi ta nxjerr bojen me shpejt sesa kudo tjeter. Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare. E pacipe se si fasada shitet si pune, e jeta e njerezve mbetet ne meshire te trajtimit me papergjegjshmeri kriminale te nje sektori qe ka te beje me jete njerezish! #PapergjegjshmeriKriminale.

foto galeri

     

    spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
    spot_img
    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -spot_img
    - Advertisment -spot_img

    Most Popular