BallinaAktualitetMasakër beton dhe çelik në Cemin e virgjër

Masakër beton dhe çelik në Cemin e virgjër

Nga Selman Mziu

Alarm mjedisor

Tanima ka dhjetëvjeçar që mjedisi natyror shqiptar po merr plagë të përgjakshme të pashërueshme. Autorët dhe protagonistët janë veshur me pushtet, janë armatosur me ligjet fitimeve te paras, e ma të fortit, e mikut, e deputetit, pushtetit,  të politikës. Pikërisht kjo ndërmarrje kriminale sfilitëse për natyren shqiptare për banorët e alpeve shqiptare apo te malsive të Skraparit, Përmetit, Gramshit e Gjirokastrës etj., është bërë tanima si një epidemi kolereje që zhduk breza të tërë njerëzish pa dallim moshe e krahine, kombi e kombësie dhe race.

Kjo fatkqeqësi shkatrrimtare tanima është ngjitur në dy degëzimet e Cemit në afërsi të fshatit Tamar. Në bjeshkët e Vermoshit në  luginën me peisazhe të mrekullueshme të Cemit kane filluar betonimet, hekuri dhe tubat e çelikta për me i dhanë fund jetës normale të pasurive ujore, pyjore, blektorale e bujqësore. Duke paralizuar turizmin malor dhe rritjen normale te peshkut troft ne Cemin ujëkthjellët.

Tanima llogjika e oligarkëve kriminel të babëzitur nuk njeh ndales, pushim, tërheqeje, joshja e paras i ka kthyer ato në rrënues të brezave të malsorëve tanë këlmendas, në shkretues të natyrës, në burgosës të pamëshirshëm të shendetit të njerëzve, kafshëve bimëve e qënjeve zologjike. Në zhdukje të qenijev biologjike dhe në degradimin e ekosistemit pyjore dhe në pergjithesi te biotopeve  të gjallesave të gjithëfarshmetë ekologjisë se tyre.

Revolta e të gjithe shqiptarëve që njohin dobit e ujit, natyrës në përgjithësi janë hedhur me propozime konkrete, dikush është zhytur në pesimizmin, ndërsa të tjerë shfaqin mendime për zgjidhje konkrete.

Dhe ja se si shprehet një nga dashuruesit e njohësit e shkëlqyer të natyrës, Jonuz Kola:‘’Po të ngrihen banorët e zonë si qēmoti, kundër këtyre pushtuesve të rinjë, besoj se nuk mund të pushtojnë dot barbarët,siç nuk e pushtuan dot në shekuj armiqtë!,,

Ndërsa një tjetër mendon ndryshe, dhe ja si shprehet, Donika Suli:‘’Sepse qytetarët, banorët shqiptar, flejne gjum. Vidhet hapur dhe askush nuk ban za. Asnjë gazetar nuk flet. Shoqëria civile nuk flet!!,,

Lexojm më tej një gjykim tjetër real dhe që po ndodh këto vitet e fundit me shpejtësi marramendëse, Kleanthi Mandi:‘’Banorët e zonave janë të dyzuar, por, edhe si pyet kush(kanë mbetur shumë pak në këto zona), shteti jep lejet, pra është bashkëautor e fajtor. Gjykimi nga gjykatat është ende larg edhe po të shpresohej se do të jetë në favor të mjedisit.,,

Dhe më tej kemi një reagim me nje tjetër kuptim e drejtim, Blerim Belba:‘’Hidheni vendimin në gjykatën adminstrative bazuar ne efektin mbi popullsinë lokale.,,

Një nga zgjidhjet e mundshme qe ja vlen t’i mëshohet për t’u vendosur në programet qeveritare e për të tërhequr investimet e huaja, Neki Shehu:‘’Hidrocentralet dëmtojne territorin dhe nuk janë më të kohës! Ata duhen zëvendësuar me energjinë diellore, burim i pashterrshëm dhe siguron shpërndarjen e energjisë (jo koncentrimin që të merr frymën), Europa që na udhëzon dhe na drejton si nuk ndërhyn për t’a stimuluar shfrytëzimin e energjisë diellore në një vend plot me diell?,,

Atëhere cilat do të ishin veprimet më urgjente  për ta ndaluar burgosjen e Cemit me natyren botanike të tij që e vizitoi, vlerësoi dhe krijoji herbaret e para Prof. Antonio Baldaçi.

  • Banorët e pakët të Tamarës, Selcës, Vuthit, Lëpushës, Vermoshit të bashkohen edhe të demostrojn për ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe shkatrrimin e atyre të ndërtuara siç u veprua kët ditë në kaninionet e Holtës së Gramshit.
  • Gazetar, të televizioneve, të radiove, të gazetave etj. të vendosin në fokusin e tyre, punimet e ndërtimit të hidricentralit, duke zbuluar shkyer maskat  vendim marrrësve e firmës ndërtuese, apo konçensioniarin që po e ndërton.
  • Bashkia Koplik dhe organet qeverisëse,  pushteti në Tamar të pregaqtis dokumente për padi në gjykatë të kësaj burgoseje në tubat e çelikta  të Cemit që për miliona vjet ka rrjedhur i lirë në shtratin e vet. Pra kjo bashki duhet të realizoi atë që kreu disa ditë më pare ‘’Bashkia e Gramshit e cila mori vendimin për shembjen e digës së betonit në kanionin e Holtës, ku ishte planifikuar ngritja e një hidrocentrali. Ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët vendas dhe Qeveria u tërhoq nga projekti.,,
  • Ministria e Mjedisit ashtu siç po vepron për mbrojtjeen e parkut kombëtar të Tomorrit, të dergoi ekspertët e vet për verifikim të gjendjes, duke zbuluar të gjitha detajet rrjetit mafioz të ndërtimit dhe të dale me propozime konkrete për dëmet ekologjike të shkatërruara.
  • Shoqatat e mbrojtjes të Natyrës, të pyjeve, të gjuetsise etj. të bashkohen dhe të hartojn dhe dërgojne pranë qeverise Peticionet me argumentet e nevojshme për ndalimin e menjëhershëm të punimeve e pregatisin padinë në gjykatë.

Situata e krijuar duhet te merret në dore  që nga baza  pra në fshatin Tamar, Vermosh, në Bashkine e Kopikut dhe deri tek Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, e Kryeministrit Edi Rama për dëmet e shkaktuara  nga burgosja në tubat e çelikta të Cemit si një dëmtim, pengim, minosje e turizmit malor dhe shpërnguljen përfundimtare të fshatrave qe lagen nga dy degëzimet e lumit Cem.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular