BallinaAktualitetJavën e ardhshme Presidenti Meta seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor

Javën e ardhshme Presidenti Meta seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor

Në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Ilir Meta  është thirrur në Komisionin Hetimor. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se data do të dakordësohet në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Komisionit. Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor.

Ulsi Manja:  Lidhur me hapat proceduralë që unë propozoj të ndiqen nga komisioni sipas këtij plan hetimi deri në përfundim të hetimit të jenë seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës si detyrim i nenit 112 pika 3 të rregullores së Kuvendit. Një panel ekspertës të Komisionit të venecias që ne i kemi kërkuar një opinion për objektin e hetimit. Do të jenë në tiranë nga 9-11 shtator sipas një axhende paraprake të rakorduar mes Kuvendit dhe Komisionit të Venecias. Në datë 10-11 do të kenë takime me aktorët politikë të mazhorancës dhe opozitës, me kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, do ketë dhe një takim të veçantë me anëtarët e komisionit hetimor në 11.

Komisioni miratoi planin për hetimin e Presidentit Meta, ndërsa Ulsi Manja tha se  gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.

Ulsi Manja: Komisioni i posaçëm hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore u është drejtuar gjatë muajve të verës, në periudhën korrik dhe gusht disa institucioneve shtetërore u është kërkuar dokumentacioni i duhur në lidhje me objektin e hetimit.

U jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarin e komisionit dokumentacionin e duhur qendrës së botimeve zyrtare, drejtorisë së policisë së shtetit, presidencës, Ama, kolegjit zgjedhor pranë gjykatës së aplit, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Opozita parlamentare kërkoi shtyrjen e Komisionit

Deputeti i opozitës, Alban Zeneli kërkoi që komisioni të shtyhej deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së opinionit të Venecias, kjo u kundërshtua nga kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja.

Alban Zeneli: Të gjitha shqiptarët janë dakord që të hetohet çdo institucion apo drejtues institucioni. Rasti i këtij komisioni hetimor, është rasti i parë që ndodh. Ka edhe një specifikë të veçantë, çdo raport që del nga ky komision është i detyrueshëm të shkojë në parlament dhe është i detyrueshëm që votimi që merr parlamenti në mënyrë specifike duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në rastin kur Gjykata Kushtetuese nuk është formuar. Për shkak të kësaj dhe për shkak se ne i kemi bërë një kërkesë Komisionit të Venecias që ata të japin një opinion paraprak dhe final. Unë do ti kërkoja këtij komisioni që mos ta lënë në boshllëk institucional, por pa u formuar Gjykata Kushtetuese dhe përpara se të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias në këtë komision ta shtyjmë dhe të merremi me hetimin tonë si komision, paralel me gjithë këto kohë që do kemi në dispozicion. Është më e pranueshmja që ne ti kërkojmë kuvendit që shtyrja minimale, brenda gjithë kohës që institucioni i Gjykatës Kushtetuese të formohet dhe komisioni i Venecias të sjellë informacionin paraprak dhe final të marrim kohën e duhur që të jetë një vendim jo politik.

Ulsi Manja: Unë e kam bërë të ditur edhe në mbledhjen e parë që procedura e shkarkimit është një marrëdhënie mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ky komision hetimor në zbatim të rregullores është ngritur mbi bazën e vendimit 84 të vitit 2019 dhe do të duhet ta përfundojë veprimtarin në 9 tetor 2019.

E rëndësishme është që ky proces do të duhet të përmbyllë parlamenti në mënyrë objektive dhe mua më duket që e gjithë veprimtaria  e komisionit hetimor në thelb ka trajtimin e kësaj kërkese. Do të përmbyllë fazën e parë, atë çka i takon Kuvendit.

Faza e dytë është ajo e Gjykatës Kushtetuese. Ngritja dhe bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk na pengon kuvendin që të përmbyllë këtë detyrë që i ka ngarkuar Kuvendi.

Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:

1-Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

2-Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.

3-Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e

4-procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.

5-Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.

6-Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.

7-Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

8-Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.

Dy pika në rendin e ditës

Objekt i punës në mbledhjen e sotme është verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës 30 qershor.

Në rendin e ditës janë dy pika: Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit hetimor të komisionit.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Ndërkohë Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular