BallinaOP EDSistemi pastrohet nga koka

Sistemi pastrohet nga koka

Nga Skerdian Dhuli

Mbreti shkoi ti merrte pronen ne menyre abuzive, ne shkelje te ligjit nje njeriu te ndershem.
Ne hall e siper njeriu i shkrete nuk e njohu mbretin dhe i drejtohet nder te tjera:
“Jo zoteri. Ti nuk mund te ma marresh pronen. Se mbreteria ka ligje, dhe une besoj tek ndershmeria e Mbretit e nese ti ma merr pronen duke shkele ligjin, une do shkoj deri tek mbreti te ankohem…”
Mbreti qe deri ne ate moment heshti, kuptoi peshen e besimit qe ka populli tek ai, dhe rendesine qe ka ndershmeria e tij.
Ne moment urdheron veziret e tij te ktheheshin mbrapsh dhe ju drejtohet “ja ç’do te thote besim i popullit tek mbreteria dhe Mbreti. Nese do korruptohem une, mbreteria merr fund”

E njejte eshte edhe politika.
Ka korrupsion sepse eshte i pari i korruptuar. Kush mendon se politika eshte e korruptuar se e tille eshte edhe shoqeria apo sistemi, gabohet.
Shoqeria drejtohet nga elita dhe elitat kane nje te pare.
Nese i pari korruptohet, te gjitha hallkat poshte zhyten ne llumin e korrupsionit.
Nese i pari eshte i ndershem, shansi qe ata poshte tij te vjedhin eshte minimal, ose edhe kur ndodh, zhduken nga sistemi menjehere.

A ka Shqiperia “te pare” te tille ?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular