Me nisjen e sesionit të ri paralamentar, kanë nisur edhe lëvizjet e kampeve politike, për rinisjen e aksionit opozitar. Kështu, ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur pranë selisë së Partisë Demokratike për të takuar kryeopozitarin Lulzim Basha.
Kryemadhi zhvilloi një takim me Bashën më 16 gusht, një ditë pasi u kthye nga pushimet.
Mësohet se dy krerët opozitarë do të diskutojnë mbi aksionin që do të ndjekë opozita në lidhje me aktualitetin politik në vend. Kujtojmë se LSI, bashkë me aleatët opozitarë (përveç PD) kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje.