BallinaAktualitetMiratimi i PPP-ve që ktheu Meta, Përparim Spahiu: A janë hajdutë fondesh...

Miratimi i PPP-ve që ktheu Meta, Përparim Spahiu: A janë hajdutë fondesh edhe parlamentarët?

Nga Përparim Spahiu

Argumenti bazë i dekreteve të Presidentit për kthimin e kontratave koncensionare / PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike.

16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat dhe 52,165,040 euro për kontratën Milot – Balldren.

Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që këto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe as mungesën e një procesi konkurativ, ku për të njëjtën punë, kompani të tjera, mund të ofronin çmime më të ulëta.

Kujtoj dhe njëherë ritenderimin te Unaza, ku vetëm pse u përsërit gara, çmimi ishte 5 milionë euro më pak.

Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurim.

Dy pyetje lindin sipas meje, e para:

A i shpëton hajdutët, kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend? Dhe e dyta: A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët, apo e votojnë thjesht se urdhërohen?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular