BallinaAktualitetYlli Manjani: Fajin nuk e ka Kodi Zgjedhor, por Edi Rama që...

Ylli Manjani: Fajin nuk e ka Kodi Zgjedhor, por Edi Rama që do të bëjë atë që ka në mend

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një shënim në fcb duke komentuar raportin e fundit të OSBE-së që fundos votimet moniste të 30 qershorit, shkruan se zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

Sipas Manjanit, ‘të gjithë ata shqiptarë e të huaj, që e shohin të keqen e për pasojë zgjidhjen magjike tek reforma zgjedhore, e kanë gabim dhe ja fusin kot!

Bëja si të duash ligjin Edi Ramës prap do bëjë atë që ka në mend!

‘Përtej “entuziazmit” apo “pezmit” nga raportit i ODIHR, zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

Sjellja e tyre haptazi anti Kushtetutë e anti-ligj, nuk mund të bëjë me faj ligjin!!! Ligjin e shkelën e dhunuan e përbuzën e menderosën, ndaj ska faj ligji!

Pluralizmin dhe demokracinë nuk e shkërmoqi mungesa e reformës zgjedhore, por kursi politik qartësisht sundues e monist i ndjekur nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shkatërrimi i opozitës politike e shuarja e çdo mendimi kritik në shoqëri janë fiksime të dukshme dhe të njohura publikisht nga deklarimet e Tij.

Bëri gjithçka që ta largonte opozitën nga gara dhe, fatkeqsisht e arriti. Tentoi sa mundi ta vendoste opozitën në llogoren e dhunës, por dështoi.

Ndaj të gjithë ata, shqiptarë e të huaj, që e shohin të keqen e për pasojë zgjidhjen magjike tek reforma zgjedhore, e kanë gabim dhe ja fusin kot!

Bëja si të duash ligjin Edi Ramës prap do bëjë atë që ka në mend!

Fajsimi i ligjit dhe jo i fajtorit është llokoqitje e pasinqertë, e poshtër madje!

Le pastaj të besojmë se reformën do e bëka parlamenti monist i mbushur dhe me copa mishi me dy sy.

Ky është iluzion i rrezikshëm!

Vendi duhet të hyjë sa më parë në zgjedhje, me këtë kod, i cili të paktën është miratuar me konsensus politik!

Populli Shqiptar do të dijë të vendosë, siç ka bërë mençurisht gjithmonë, se cila do jetë përbërja politike e parlamentit të ri. Kodi nuk është pengesë për votën e lirë, por ka një tufë rregullash që pengon pushtetin të fusë duart në zgjedhje.

Vetëm nga parlamenti i ri, të paktën pluralist, do duhet të dalin të gjitha reformat e mëdha të shtetit.

Me këtë parlament, më anti-kushtetuesi i të gjitha kohërave, nuk mund të prodhohet legjislacion i besueshëm.

Ky ka qenë dhe mbetet mendimi im edhe pas raportit të ODIHR.’-shkruan Manjani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular