BallinaSocialeKurbin, koncert festiv dhe panair në vendin ku u zhvillua beteja e...

Kurbin, koncert festiv dhe panair në vendin ku u zhvillua beteja e Albulenës 562 vite me parë

Beteja e Ujëbardhës e njohur dhe si Beteja e Albulenës, u zhvillua me 2 shtator 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Hroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe forcave të perandorisë Osmane. Ajo betejë ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve.
Në fshatin Zhejë të Kurbinit pikërisht në zonën ku është zhvilluar beteja historike e heroit tonë Kombëtar, me iniciativën e moderatorës dhe koreografes Leze Rrika është zhvilluar koncert festiv, shoqëruar nga grupet e këngëtarëve dhe valëtarëve nga Kurbini. Banorët vendas nga fshati Zhejë kanë prezantuar dhe panairin me prodhimet e tyre tërësisht BIO, ndërsa janë shoqëruar dhe me artizanët e zonave të Kurbinit.
Moderatorja Leze Rrika është kujdesur mirë për mbarvajtjen e këtij aktiviteti, duke ftuar historianë për të prezantuar vlerat e ujëbardhës së Albulenës aty ku është zhvilluar beteja e famshme e Skënderbeut, ndërsa janë shoqëruar me këngë patriotike nga këngëtarët kurbinas.
Pjesmarrja e këngëtarëve dhe raspodëve  të rinj nga zona e Zhejës, ka shtuar emocionet e të pranishmëve, ndërsa kostumet krahinore veshje tradicionale të zonës, janë përshtatur mjaft këndshëm aktivitetit si rrallëherë mund të shihni në zona të tjera.
Hasan Stafa përfaqësues nga Muzeu Kombëtar i Krujës ka referuar për betejën e Albulenës.
Në këtë aktivitet mjaft emocionues nga përformanca e zërave të brishtë kurbinas si Kurt Lika, Halil Aliu, Mide Aliu,  Lule Piroli, Leze Rrika si dhe valltarja Gjelina Gjegji, e shoqëruar nga të rinjtë kanë dhënë aktivitetit mjaft larmi.
Fshati Zhejë njihet dhe për zhvillimet kulturore dhe veprimtaritë historike në këtë zonë, referuar dhe betejës së Ujëbardhës e cila dhe sot buron ujë i bardhë histori e legjendës nga Heroi ynë Kombëtar Skënderbe.
Tërë ky aktivitet është moderuar me mjaft profesionalizëm nga koreografia Leze Rrika e cila ka prezantuar prodhimet dhe gatimet nga duart e zonjave zhejane, ndërsa  Mirosh Piroli, sponsorizoi tërë aktivitetin. Ahmet Zani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular