BallinaAktualitetParalajmërimi për paketën antishpifje, Kusari: Nëse miratohet, do ti tregojmë botës se...

Paralajmërimi për paketën antishpifje, Kusari: Nëse miratohet, do ti tregojmë botës se çfarë Kryeministri ka Shqipëria

Këshilltarja ligjore e  Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF),Flutura Kusari, thotë se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga sugjerimet e organizatave ndërkombëtare të medias lidhur me paketën antishpifje.

E ftuar në RTV Ora, Kusari tha se do të bëjnë çdo gjë për të penguar miratimin e këtij projektiligji por nëse kalon atëherë ka dhe një plan B.

Kusari: Shqetësimet tona nuk janë marrë parasysh nga qeveria dhe presim që ky ligj të mos kalojë. Nëse kalon ne do të sigurohemi që ndërkombëtarisht të gjithë ta dinë se çfarë ligjesh kalon Rama. Për politikanët si Rama dhe në përgjithësi politikanët në Ballkan është shumë me rëndësi fytyra apo imazhi ndërkombëtar, ne aty mund ta godasim dhe do t’ja bëjmë të qartë dhe globalisht se çfarë kryeministri ka Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular