BallinaKryesore“SHËNJESTRA ËSHTË RAMA”

“SHËNJESTRA ËSHTË RAMA”

“Shënjestra e qytetarëve dhe e flakëve të drejtësisë është Edi Rama”. Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, për vjedhjet, korrupsionin dhe inkriminimin fajtori i vetëm është kryeministri i vendit. “Kushdo që është bashkëpuntor në krimet e Ramës absolutisht duhet të përgjigjet para drejtësisë. Por në fillim duhet goditur gomari e jo samari”, shkruan ndër të tjera Balliu.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

SHËNJESTRA ËSHTË RAMA

Në llumin e ngritur nga korrupsioni masiv, mega vjedhjet, inkriminimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve, varfërimi i qytetarëve është një krim i madh me pasoja të rënda.

I pari që e di shumë mirë dhe e kupton këtë është Edi Rama, i cili kërkon të shpërndajë zjarrin për ti vënë flakën gjithkujt, me qëllim që të shpëtojë vetë kur të vijë ora e drejtësisë, e cila tashmë është në prag.

Për shembull, të gjithë e dimë që Rama i ka kapur institucionet e shtetit dhe që e shkel ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nevojitet.

Lind pyetja, pse kërkon ti kalojë koncesionet në Parlament?

Qëllimi është i qartë:

Për ti përfshirë të gjithë në vjedhjen e tij, në krimin e tij, në aferat korruptive të tij, në mënyrë që nesër të bëjë kurban një nga ato deputetë apo biznesmenë.

Por e vërteta është një dhe e vetme. Pas vjedhjes, korrupsionit dhe inkriminimit fajtor i vetëm është Edi Rama.

Nuk është rastësi që Rama fut në lojë emra të ndryshëm për krimet e tij, por këtë e bën me qëllimin e vetëm: të shpëtojë veten.
Ka për mision të fajësojë partinë, një deputet, një biznesmen apo kushdo qoftë edhe qytetarë të thjeshtë, madje është i gatshëm të provokojë edhe përplasje të Policisë me qytetarët, mjafton të shpëtojë kokën e tij.

Por këtu fajtori i vetëm është ai.

Është ai që solli dhe krijoj, apo më saktë detyroj krijimin e oligarkisë, që deri dje nuk ekzistonte.
Është ai që krijoj Parlamentin e inkriminuar që dje nuk ekzistonte.
Është ai që vjedh zgjedhjet.
Është ai që vjedh votat.
Edhe raporti i OSBE/ODHIR nuk është për qeverinë por për Edi Ramën.
Është ai që sulmon pluralizmin.
Të gjitha këto i bëri me dhunë, me detyrim, me kërcënim nga fuqia që i buronte nga marrëdhënia e tij personale me krimin.

Arsyeja pse sot nuk arrestohet njeri është sepse i pari duhet arrestuar Edi Rama. Sepse është ai i vetmi përgjegjës për sistuatën kritike në të cilën ndodhet vendi sot.

Kushdo që është bashkëpuntor në krimet e Ramës absolutisht duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Por në fillim duhet goditur gomari e jo samari.

Ndaj dhe shënjestra e qytetarëve është Edi Rama.
Shënjestra e flakëve të drejtësisë është Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular