Kosova mposhti Republikën Çeke me rezultatin 2 me 1 duke marrë përkohësisht vendin e parë në Grupin A.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Kosovës e cila u gjend në disavantazh pas golit të Schik në minutën e 16, por dy golat e Murriqit dhe Vojvodës e kthyen festën te vendasit.
Në sfidën e fituar 2-1 nga Dardanët i pranishëm ishte edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit uron ekipin për fitoren e arritur, por edhe tifozët e mrekullueshëm për mbështetjen e fortë.
“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur”, shkruan presidenti Meta në urimin e tij