BallinaAktualitetDekriminalizimi/Ja deputeti dhe 6 këshilltarët bashkiakë që po verifikohen nga Prokuroria e...

Dekriminalizimi/Ja deputeti dhe 6 këshilltarët bashkiakë që po verifikohen nga Prokuroria e Përgjithshëm

Prokuroria e Përgjithshme po verifikon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe 6 këshilltarë bashkiakë, të cilët mund të preken nga ligji i dekriminalizimit.

Në dokumentet që ka siguruara ABC News, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar hetim të thelluar prokurorisë për këta 7 të zgjedhur, të cilët kanë deklaruar dënime jashtë vendit, por që vetë komisioni nuk mund t’i verifikojë në shtete të huaja.

Deputeti që po i nënshtrohet verifikimit, është Ervis Meço. Ai u bë deputet nga lista e PD-së në Vlorë pas djegies së mandateve, dhe ka deklaruar një dënim në Gjermani, 30 ditë burg, e konvertuar në 300 euro gjobë për “regjistrim audio i paautorizuar i zyrtarit”.

Verifikim është kërkuar edhe për këshilltarin e Partisë Socialiste në Durrës, Alban Ramohitoj. Ai ka deklaruar dënim për vjedhje energjie me 2 muaj burg, dhe dënim me marrëveshje në Itali për përdorim patentë shqiptare jo të vlefshme në Itali.

Nën hetim është një tjetër këshilltar socialist për të cilin KQZ ka dyshime. Mirush Dema në Kamëz, ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Armand Rama, i Partisë Social Punëtore, po verifikohet sepse ka deklaruar dëbim nga Norvegjia për disa javë.

Një dëbim nga vendi nordik ka deklaruar dhe Geri Zogu, këshilltar i Partisë së Gjelbër, në bashkinë Gramsh. Dëbimi i tij nga Norvegjia ka qenë për për 4 vjet.

Arbis Vjerdha është këshilltar në Shkodër nga Partia Socialiste e Moderuar. Ai ka deklaruar procedim penal në Itali dhe në Shkodër për “rrahje”.

Erin Gjoni këshilltar, Partia Social Demokrate, bashkia Lezhë, ka deklaruar dënim me burgim nga Gjykata e Shkodrës, një dënim me burgim nga Gjykata në Itali si dhe një dënim me 350 euro gjobë nga prokuroria italiane.

Këto rrethana me deklarime të paqarta, nuk i lejojnë KQZ-së të dalë në përfundimin nëse deptueti dhe 6 këshilltarët duhet apo jo ta gëzojnë mandatin, ndaj kërkon verifikim të thelluar përpara se të marrin një vendim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular