BallinaKronikeDetajet nga krimi i 2-fishtë në Librazhd/Sa erdhën nga shëtitja, burri godet...

Detajet nga krimi i 2-fishtë në Librazhd/Sa erdhën nga shëtitja, burri godet 15 herë me thikë gruan

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në familje në Librazhd, ku një 53-vjeçar shkoi deri në marrëzi sa vrau me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i katit të katërt të apartamentit. Ngjarja ndodhi në rreth orës 22:40 në lagjen “Shkumbin” në Librazhd.

sigurojë informacione edhe mbi lëvizjen e çifitit Daut dhe Lule Gjokola, pak para aktit makabër.

Çifti pas xhiros së mbrëmjes në Pedonalen e qytetit është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit, në një pallat në qendër të qytetit. Mësohet se në banese ka qenë djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë. Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi. “Mësohen detaje tragjike në lidhje me viktimën, gruan, pasi të paktën 15 thika janë konstatuar të ngulura mbi gjoksin e 49-vjeçares. Pas thirrjeve paraprake për ndihmë aty kanë mbërritur fqinjët të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola.

foto galeri

foto galeri

  • foto galeri foto galeri
  • foto galeri

Fqinjët kanë transportuar në urgjencë gruan e masakruar, e cila ka dhënë shpirt sapo e kanë shtrirë në krevatin e spitalit. Plagët e shumta të shkaktuara kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa ajo ka ndërruar jetë, bashkëshorti i saj vrasës është vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mbetet misterioz motivi i krimit, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Ndërkohë që policia ka marrë dëshmi të fqinjëve për të zbardhur krimin. Çifti njihej në gjithë qytetin pasi pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet trupi i 53-vjeçarit në rrugë, i mbuluar me çarçaf. Ndërkohë, trupat e pajetë të çiftit ndodhen në morgun e spitalit të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular