Ka nisur me skandal transfmetimi i ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. Në “Stade de France” loja ende nuk ka startuar për shkak se organizatorët e ndeshjes ngatërruan himnin e përfaqësueses së Shqipërisë.
Të parët ishin lojtarët e Shqipërisë që do këndonin himnin, por organizatorët vendosën një himn komplet tjetër, dhe lojtarët u habitën në këtë moment.
Më pas u vendos himni i Francës për t’i dhënë kohë organizatorëve që të gjejnë himnin e Shqipërisë.
Prej disa minutash lojtarët kuqezi po qëndrojnë në pritje pasi nuk mund të pranojnë të luajnë pa u ekzekutuar himni i Shqipërisë.