Një krim i rëndë në familje tronditi mbrëmë Librazhdin dhe jo vetëm, ku një burrë vrau me thikë gruan dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit dhe gjeti vdekjen.
Viktima Daut dhe Lule Gjokola, 53 dhe 49 vjeç, kanë qenë të vetëm në banesë kur ndodhi krimi, ndërsa dy fëmijët e tyre të rritur nuk ishin prezent.
Burime deklarojnë se, djali i viktimave është sjellë në QSUT, në gjendje të rëndë psikologjike dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Deri tani ka dyshime se krimi i dy-fishtë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërkohë që policia vijon hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.