Një Gjykatë në Francë ka hedhur poshtë ankesën për zhurmën që shkaktoi një gjel. Gjykata, ka vendosur që gjeli i zhurmshëm mund të vazhdojë të këndojë.
Ajo mori vendim që gjeli Maurice mund të vazhdojë të këndojë, duke hedhur poshtë ankesën e komisionit, i cili akuzoi pronarin e tij për shkak të zhurmës. Pronarja e Maurice, Korin Feso, mund të mbajë gjelin në ishullin e vogël Oleron të Francës.
Sot, gjykata hodhi poshtë ankesën e një çifti që ankohej se gjeli po bën shumë zhurmë, dhe i urdhëroi ata të paguanin 1000 euro ose 897 funte, si dëme që i shkaktuan pronarit të Maurice, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.