BallinaPolitikeZgjedhjet në Kosovë/ Këlliçi 'fushatë' për homologun e LDK-së: Votoni Fidan Rekaliun...

Zgjedhjet në Kosovë/ Këlliçi ‘fushatë’ për homologun e LDK-së: Votoni Fidan Rekaliun…

Teksa në Kosovë partitë politike kanë bërë publike listat me kandidatët për deputetë, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi ka një apel për miqtë e tij në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi kërkon të votohet homologu i tij në LDK, Fidan Rekaliu.

Reagimi i Belind Këlliçit:

“Te gjithe miqve ne Kosove, u kerkoj pa asnje hezitim te mbeshtesin Fidan Rekaliu, Kryetarin e Forumit Rinor te LDK, i cili eshte shembulli me i mire i nje te riu idealist, plot energji, vizion e dashuri per vendin e tij. Me Fidanin dhe djem e vajza si ai, Kosova e ka te sigurte rrugetimin e saj Europian. Voto Fidanin, Voto 16”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë zhvillohen më 6 tetor, ndërsa kujtojmë se si Partia Demokratike e Shqipërisë ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pjesë e Partive Popullore Europiane (EPP).

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular