BallinaKryesoreTirana thahet për ujë, Lali në gjumë. Qytetarët denoncojnë në startnews: Na...

Tirana thahet për ujë, Lali në gjumë. Qytetarët denoncojnë në startnews: Na ndihmoni…

Përkundër premtimeve të Erion Veliajt se Tirana do të kishte 24 orë ujë, situata në terren është krejt ndryshe. Zona të ndryshme në kryeqytet nuk kanë ujë fare ose ne çezmat e tyre pikon maksimumi gjysëm ore ujë. Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj dhe pse janë zotuar se kryeqyteti do të kishte ujë pa ndërprerje dhe për këtë Lal Eri ngriti dhe çmimin e ujit me argumentin se duheshin para për investime sërish duket se situata nuk është përmirësuar. Nërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara në bilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave të ujit.
Atëherë pyetja që shtrohet është: Ku shkojnë këto para që nuk investohen që qytetarët të kenë ujë?!
Fakti është që uji mungon dhe ne mjaft zona të kryeqytetit. Në pamundësi për zgjidhje qytetarët të paktën mundohen të sensibilizojnë mediat që ta ngrenë sa më shumë këtë problem ndaj dhe njëri prej tyre ka denoncuar në startnews mungesën e ujit.
Ja denoncimi i qytetarit mbërritur në startnews
Përshëndetje në lidhje me ujin e pijshëm  jam një banor i lagjen nr.2 rruga “Pandeli Evangjeli” në TR poshte Sofrës së ariut. Uji vjen shumë pak as një gjysëm ore në dit dhe lekët i marrin si kur vjen 3 her në dit plus që paguajm dhe ajrin për ujë Më tepër vjen ajër se uj Për kto që them mund ti verifikoni shum leht në çfarë dite që të dëshironi Sauku lart nesh uj me bollek 3vllezrit Kondi posht nesh uj sa të dush normalisht kur e kan orarin ne Noc Rrokun Siqerisht do tju lutesha që të na ndihmoni për kët problem jo të kemi 24 orë uj po si gjith të tjerët me ora Se në lagjen ton nuk kemi deputet apo pushtetar se në Shqipëri kshtu fuksionojn gjërat Respekte dhe faleminderit në rast se do merrnit mundimin që të na ndihmoni

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular