U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshja nga kualifikueset e Europianit 2020, ku të mëdhatë arritën fitore. Kështu, Holanda mposhti pastër Estoninë në transfertë, me shifrat 0-4. Rajan Babel shënoi dy herë për “tulipanët”, e më pas shënuan edhe Depai e Uajnaldum, me holandezët që shkojnë në 9 pikë në grup pas 4 takimesh.

Fitore shënoi edhe Gjermania, me shifrat 0-2 ndaj Irlandës së Veriut. “Pancerat” i shkaktuar humbjen e parë irlandezëve, teksa tani marrin edhe vendin ep arë në grup. Golat për gjermanët u shënuan nga Halstenberg e Gnabri.

Në takimet e tjera fitore shënuan edhe Belgjika, Rusia e Maqedonia e Veriut, ndërsa më poshtë rezultatet e plota.

REZULTATET

FT | Estoni-Holandë 0-4

( / Babel 17′, 48′, Depai 76′, Uajnaldum 87′ )