Nga Lirim Nezha
Here here politika shqiptare na duket shume e sofistikuar,me nderhyrje nderkombetaresh e me influenca te pashmangshme amerikane dhe europiane,me lloj lloj teorish konspirative per nje vemendje te madhe ambasadoresh e nderhyrje sorosiane,teori qe me sa duket thuren qellimshem e po qellimshem percohen ne publik si per te krijuar idene se ne krye kemi koka te medha me te cilet merren fuqite e medha..
Kur befas,nje dite te bukur,Gramoz Ruci,nje non grata ne ShBA,na zgjidhet kryetar i parlamentit,praktikisht numri dy i shtetit.Ambasadori amerikan dhe te gjithe ambasadorwt heshtin dhe percjellin urimet e tyre te kortezise.
Nje dite te bukur,i shume perfoluri per korrupsion,Ilir Meta zgjidhet presidesnt,pra kreu i shtetit, e serish ambasadoret bejne ritualin e tyre te kortezise. Asnje reagim.
Asnje reagim as kur vettingun e kalon nje gjyqtar super i korruptuar dhe ngec ne rrjeten e tij nje me pak i korruptiar.(Te pa korruptuarit mungojne.)
Atehre zgjohemi dhe kuptojme se politika shqiptare eshte aq banale…dhe aspak e sofistikuar sic perpiqen te na i servirin.Atehere kuptojme se askujt,as Europes e as Amerikes nuk i plas se ti zgjedh te kesh ne krye te shtetit hajdute dhe kriminele.Askush nuk beri ze per Meten president,askush per Rucin kryeparlamentar…!Askush nga ambasadoret nuk foli.Dhe e dini pse?Eshte fare e thjeshte;ata jane perfaqesues te mire te interesave te vendeve te tyre.Kaq!
Atehere,shqiptare,zhgrryheuni ne baltovinen tuaj dhe lahuni kur te gjeni uje per t’u lare.