Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhir rreth orës 20:40 pranë Katedrales ku ka me sa duket ka pasur një konflikt. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet ende gjendja e tij. Një grindje mes dy personave në qytetin e Lezhës ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Referuar burimeve nga policia mesohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Kola, 37 vjeç nga Lezha. Ai ka marrë plumb në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
KONFLIKTI
Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale por më pas janë ndarë. Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.