DIBRA Ime

Nga Halil Teodori

Ndërsa shoh të rinjët sot, tek rriten dhe të ardhmen e tyre, që hapet si një horizont i qartë, pafund e paanë, më vjen ndër mend e kaluara e brezave tonë. Një proverb thotë se kush lexon qartë të kaluarën, shkruan saktë të ardhmen. Kjo është shumë e rëndësishme dhe mendoj se është një çast shumë domethënës në jetën e njeriut. Madje, psikologjia shkon më tej se kaq, ajo është e mendimit, se te fëmijëria, te çdo hollësi, sado e parëndësishme qoftë, ndodhen të fshehtat e të sotmes sonë. Në çdo hollësi të moshës së pavetëdijes, të asaj moshe që kujtojmë me mallëngjim janë të vendosura themelet e personalitetit tonë.

Njëkohësisht, jo më pak e rëndësishme është mbajtja e lidhjeve me brezat prej nga rrjedhim, si hallka e një zinxhiri me tjetrën që përbëjnë një të tërë. Ky zinxhir sa më i fortë të jetë dhe hallkat e tij sa më të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën të jenë, aq më kryelartë e pret të sotmen, aq me krenari ua pason brezave atë. Literatura filozofike dhe shumë teori përcaktuese të mendjeve të mëdha nga Frojdi e deri më sot mbështesin te prejardhja themelin kryesor, ku për çdo brez ngrihen shtyllat e qëndresës. As më shumë e as më pak, në një farë mënyre jemi një riciklim i atij brezi, një prirje përsosmërie në strukturimin e të sotmes dhe garanci për atë brez, që do të çojë përpara gjithë këtë bazë gjenetike, të cilën e kemi të trashëguar dhe që do ta pasojmë deri në përjetësi.
Megjithëse koha dhe njerëzit nuk kanë qenë të kujdesshëm për të plazmuar epokat, ngjarjet apo personazhet, ata kanë mundur të kapërcejnë gjithë këtë harresë për të ardhur si personazhe të plota. Të gjithë ata burra që sakrifikuan në historin e vendlindjes sonë, janë personifikuar si atdhetar të flaktë, njerzë me mendje të ndritur, me zemër të artë.
Dëshmitë e kohës dhe gjithçka kujtojnë rreth tyre nga bisedat e ndryshme, rrëfejnë, se ata ka qenë pothujse të rrallë në atë zonë. Kjo cilësi, që karakterizonte gjeneratën tonë, natyrisht që do të kishte një rrugë të gjatë për të bërë dhe sigurisht që do të kishte edhe koston e saj.
– Ka qenë burrë!
Ky përcaktim që në etimologjinë e sotme të termave dhe shprehjeve frazeologjike nuk merr ndonjë qartësim dhe përcaktim shumë domethënës, asokohe e sidomos në anët tona, ishte një nga vlerësimet më të rëndësishme. Ky term nënkuptonte: burrërinë, trimërinë, besën, nderin, bujarinë, pasurinë…, e natyrisht edhe atdhetarizmin, si një nga cilësitë kulmore.
Treva jonë i përket një zone atdhetarësh dhe patriotësh që sakrifikuan gjithshka në shërbim të atdheut, në shërbim të lirisë, pa të cilat gjithçka është asgjë. Elez Isufi, Haxhi Lleshi, Cen Elezi,Riza Navaku,Myslim Shehu, Cen Puca, Bajram Zeneli,Selim Alliu,Asllan Zeneli,Selman Qylhani, Hasan Muglica, Mois Cami ….. kan bërë të pa mundurën për të ndimuar luftën nacionalclirimtare. Këtë veprim e ndeshim shpesh nëpër faqet e historisë, ku njerëz të përkushtuar për idealet e shenjta të atdheut e të popullit kanë dhënë gjithçka, që ata kishin në këmbim të lirisë dhe të mëvetësisë. Ata, pra paraardhësit tanë, nuk kanë kursyer as jetën për këto ideale. A nuk ishte një nga këto dhe Mustafa Shehu i Zerqanit që zbrapsi Hajredin Pashën dhe si rezultat sakrifikoi jetën për idealet tona kombëtare?.
Dëshmi historike të bashkëkohësve, gjithashtu tregojnë se Dibranët kanë marrë pjesë në të gjitha luftërat për mbrojtjen e vendit, duke dëshmuar trimëri dhe vetëmohim.
Dibra jonë është një trev e lashtë Dardane, me histori Pellazgo-Ilire, që njihej, jo vetëm për patriotizëm, por edhe për mikpritje e bujari. Ajo vjen deri në ditët e sotme nga ai vend, ai realitet tregues ku ka fillesat e saj edhe vetë historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.
Në dibër, faktet e dokumentuara historikisht dëshmojnë se lindi dhe u rrit heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Aty, ai mblodhi ushtarë për t’i bërë ballë pushtimit turk, që kërcënonte me një ushtri të shumëfishtë në numër. Në histori njihen nëntëmbdhjetë beteja, vetëm në dibër , ku Skënderbeu bëri një luftë të madhe kundër turqve duke i munduar ata dhe hordhitë shfaruese, që po kërcënonin njëkohësisht dhe Evropën, kulturën dhe qytetërimet shekullore.
Në Dibër edhe netët janë të bardha, të plota dhe thyhen nga përshëndetja lozonjare e xixëllonjave, ndërsa hëna si një frut i stërmadh në degën e gjithësisë, kalon gati për tu ndalur, sipër kreshtës së këtyre maleve, nën kureshtjen shndritëse të yjeve.
Dibranët nuk kanë qenë pasanik, varfëria është shtruar vazhdimishtë në sofër por pothuajse asgja nuk ka munguar, bujarija, besa, shtresa e mbulesa… Njerzë që janë kollandisur me fukarallëk, por atë pak që kan pas, me shpirt e me zemër ja kanë nxjerr mikut në sofër. Kohët kanë lëvizur përpara dhe ky evulim është pozitiv por dua të them se dikur,edhe pse kishin më pak ishim më të lumtur dhe jetonim më afër me njeri tjetrin,rrespektonim njëritjetrin dhe dashuria ishte e pranishme kudo.

Cdo pasuri e venë ndër dibranët ka brenda shijen e mundit dhe djersës së atyre njerzve punëtorë e të pa lodhur, që e bëjnë natën ditë. Po kështu edhe pozitat e vështira natyrore e gjeografike, kanë bërë, që, sakrificat për jetën kanë qenë ma të mundimshme se kudo.

Padasht me e mbrojt vendlindjen time dua të them se qysh sa e njoh unë historinë e dibrës, ma shumë se cdo gjë tjeter vetëm luftra kam dëgjuar.
Të gjithë ata që kanë lindur në dibër dhe ata qe e kanë prejardhjen nga dibra nuk e kanë besdi ta quajnë veten dibranë.
Dibranët kudo që punojnë e jetojnë kanë dëshmu, njeriun e mirë, qytetarin e botës, njerzë të thjesht dhe larg krekosjes.

Hallet dhe luftrat e shumta , përplasjet me armikun kanë bërë që dibra të ketë gjuhën e folur karaktristik të vetën gjuhë që veç dibranve është vështirë ta kuptojnë cdo kush. Eshtë gjuhë që është folur nga nevoja, ajo e ka origjinën shumë më heret se ne e njohim historinë.

Është pikërisht dibra, ky vend i shenjtë, që ka qenë dëshmitar i luftërave nëpër të cilat ka rendur kalvari i gjatë i qenësisë sonë kombëtare, që nga luftërat në kohën e Ilirëve, kohën e Skënderbeut, luftën e Dibrës kundër Hajredin Pashës, për të vijuar më pas me Elez Isufin dhe luftëtarëve të tij kundër serbëve. Kjo tokë është vaditur me gjak, ngritur mbi sakrificat e panumërta, mbi vetëmohimin dhe devotshmërinë atdhetare, që gjallon në ato anë si rrallëkund më e flaktë.
Një tjetër çast shumë domethënës, me tipare të veçanta dhe me një mesazh që kalëron nëpër të gjitha kohërat që nga antikiteti Pellazgo Ilir, në letërsinë latine, në rrëfenjat magjike ballkanike e deri në realitetin e prekshëm të asaj ane është patriotzmi dhe dashuria për atdheun.
Ajo, që quhet pozitive është se janë ruajtur me saktësi dhe origjinalitet të gjitha elementet e traditave tona kombëtare dhe janë pasuar në forma nga më të ndryshmet të shkruara dhe gojore dhe më e rëndësishmja është se vazhdojnë të ruhen e të pasurohen dhe sot.

Prova e burrërisë e praktikuar në këtë zonë dhe që ruhet edhe sot e kësaj dite si një visar i çmuar dhe i pashoq i atributeve qytetare, emancipuese dhe traditave të shkëlqyera të zonës është një provë kalorësiake, është një test shumë kuptimplotë. Dëshmi të tilla kaq origjinale, të rralla dhe të qenësishme me gjithë parametrat e një filozofie qëndrese dhe dinjiteti i ndeshim tek-tuk në trevat e Shqipërisë, kryesisht në Veri. Atë e ndeshim shumëkund në përvojat historike të popujve të tjerë, si tipar përcaktues për forcën e gjenerimit të brezit, përjetësinë e produktit gjenetik, për forcën gjeneruese të rezistencës.
Prova, besa,trimërie,atdhedashurie, burrërie…., kanë lindur dhe bashkëjetuar me këtë komunitet si nevojë organike, si domosdoshmëri e praktikimit të formave dhe filozofive të vazhdimësisë në kushtet e një realiteti të ashpër natyror dhe të një jete tejet të mbartur me ashpërsi.
Dibranët kanë kërkuar gjithmon mirëkuptimin e brezave, përkushtimin e këtyre djelmoshave për të ecur në gjurmët e të parëve. Kjo ka bërë që rinia dibrane të hedh hapa të rëndësishëm kryeshisht në atë të lindjes së traditës, që natyrisht ka ardhur dhe është formuar përmes përvojash të vështira dhe pësimeve që i bënë mësime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular