BallinaAktualitet“Do digjej Kuvendi”, 9 deputetë kërkojnë shpjegime nga kreu i SHISH për...

“Do digjej Kuvendi”, 9 deputetë kërkojnë shpjegime nga kreu i SHISH për deklaratat e Metës

Nëntë deputetë të Kuvendit të Republikës kanë bërë një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë mbajtjen e një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kreu i këtij institucioni, Helidon Bendo do të thirret në Komisionin e Sigurisë për t’u pyetur  në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Shtetit, Ilir Meta. Kjo kërkesë e deputetëve vjen pas deklaratave të Presidentit , Ilir Meta, i cili të hënën e kaluar tha se kishte informacione për djegien e Parlamentin me 8 qershor dhe për këtë arsye kishte vendosur të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Shtetit tha dje para mediave se ky informacion (djegia e Kuvendit) është tërësisht i vërtetë, ndërsa shtoi se me përmbajtjen e tij do të njihet edhe komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar shkeljet e mundshme mbi zhdekretimin e 30 qershorit, datë kjo e cila më pas solli përpalsje mes maxhorancës dhe opozitës. Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj ka siguruar kërkesën që deputetët i drejtuan Shërbimit Informativ Shtetëror.

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular