JK Rowling ka dhuruar 20 milionë dollarë për të mbështetur kërkimet shkencore në klinikën që mban emrin e nënës së saj, Anne Rowling, në Universitetin e Edinburghut.
Klinika për neurologjinë regjenerative, “Anne Roëling”, është themeluar në vitin 2010, pikërisht me donacion të autores së librave për Harry Potter.
Nëna e shkrimtares, Anne Rowling, vdiq në moshë 45 vjeçare si pasojë e komplikimeve të lidhura me sklerozën multiple. Prandaj, fokusi i kësaj qendre mjekësore janë gjendjet e ndryshme neurologjike, duke përfshirë edhe sklerozën multiple.
“Mbështetja e kërkimeve për mua është një krenari e madhe. Kur u themelua klinika ‘Anne Rowling’ askush nuk mund ta imagjinonte që do të kishte bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e neurologjisë rigjeneruese”- ka thënë shkrimtarja Anne Rowling.