Krahas Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare, e cilësuar si “Lady Gaga e dytë” është duke bërë karrierë në tregun ndërkombëtar.
Amanda Ava Koçi, e njohur si Ava Max, me origjinë nga Saranda nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj. Këtë e ka bërë edhe së fundmi në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it, atje ku ndiqet nga më shumë se 800 mijë persona, ku ka shkruar:
“Duke u kthyer në rrënjët e mia, shqiptare”, ndërsa bashkëngjitur, ka postuar edhe një foto të sajën ku duket e grimuar kuq e zi.