BallinaKronikeAksident i rëndë me një të vdekur në aksin rrugor Kukës –...

Aksident i rëndë me një të vdekur në aksin rrugor Kukës – Krumë

Një aksident i rëndë automobilistik me një të vdekur ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Kukës – Krumë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa  e Toblit. Një kamion me rimorko ka qenë duke udhëtuar, ndërsa me vete ka pasur edhe një eskavator.

Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubishi”. Për rrjedhojë, shoferi i “Mitsubishit” H.N ka marrë dëmtime të rënda. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular