Ish- deputetja dhe ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama iu ka dhënë përgjigjen më të goditur dhe më koncize tendencave maskiliste te kundërshtarëve politikë, për të nënvlerësuar kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sa i përket dialogut me Serbinë.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ka thënë se Vjosa dhe të gjitha gratë në politike mund të përballen me presidentin e Serbisë
Lama, madje ka goditur planet për ndarjen e Kosovës, duke aluduar në takimet sekrete të presidentit Thaçi-Vuçiq, duke thënë me ironi se Vjosa nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete.
Dialogu me Serbinë është një nga kryetemat e kësaj fushate, dhe shqetësimi për ndarjen e Kosovës është ende prezent.