BallinaAktualitetIsh ambasadorja Alma Lama: Vjosa Osmani nuk ka nevojë të zhvillojë takime...

Ish ambasadorja Alma Lama: Vjosa Osmani nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete me Vuçiqin

Ish- deputetja dhe ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama iu ka dhënë përgjigjen më të goditur dhe më koncize tendencave maskiliste te kundërshtarëve politikë, për të nënvlerësuar kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sa i përket dialogut me Serbinë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ka thënë se Vjosa dhe të gjitha gratë në politike mund të përballen me presidentin e Serbisë

Lama, madje ka goditur planet për ndarjen e Kosovës, duke aluduar në takimet sekrete të presidentit Thaçi-Vuçiq, duke thënë me ironi se Vjosa nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete.

Dialogu me Serbinë është një nga kryetemat e kësaj fushate, dhe shqetësimi për ndarjen e Kosovës është ende prezent.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular