BallinaAktualitet“Të çmontojmë …”! Meta zbulon betejën e radhës: Shumë shpejt do ta...

“Të çmontojmë …”! Meta zbulon betejën e radhës: Shumë shpejt do ta gjejmë rrugën!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbuluar betejën e tij të radhës për zgjidhjen e krizës së thellë politike në vend. Meta ka deklaruar se do të “luftojë” për të çmontuar shtetin e propagandës, shtetin e gënjeshtrës, pasi sipas tij, ky lloj shteti po i merr shpirtin vendin.

“Beteja është të gjithë së bashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës. Unë jo rastësisht erdha në studion tuaj, sepse kam pasur oferta edhe nga kolegët e tjerë.

Situata e medieve në Shqipëri është e rëndë, është në kapje të tmerrshme, në mënyrë që të imponohet disinformimi, të humbasin besimin, nënshtrohen dhe të pranojnë këtë situatë si një fatkeqësi që nuk mund të evitohet. Unë jam i bindur që populli ynë, shumë shpejt do të gjejë rrugën e të vërtetës dhe të integrimit të shpejtë drejt BE-së”, tha Kreu i Shtetit në ‘Syri.net’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular