BallinaAktualitet“Po jetojmë në kasolle”, banorët e Qafëzezit në protestë: Po bëhen punime...

“Po jetojmë në kasolle”, banorët e Qafëzezit në protestë: Po bëhen punime selektive

spot_img
spot_img

Banoret e Qafëzezit  në qarkun e Korçës kanë zhvilluar këtë të shtunë një protestë ndërsa shprehen se po kryhen punime selektive në shtëpitë, të cilat u shkatërruan dhe pësuan dëmtime nga tërmeti i 1 qershorit.

Qytetarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë  që t’i ndihmojë pasi siç shprehen ata, pushteti vendor vijon të mos i konsiderojë duke kryera punime tërësisht selektive. Gjatë protestës, qytetarët i thanë gazetares Lorena Kodra  se jeta e tyre është në një situatë alarmante.

“Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s’kemi ku shkojmë. I lutemi kryeministrit të vëre dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh”-u shprehen ata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular