Pesë persona, mes të cilëve 4 shqiptar, u arrestuan ditën e sotme në Frascati të Italisë, pasi u përfshinë në një përleshje të dhunshme.
Ata u arrestuan nga dy policë, të cilët ishin jashtë orarit të punës, ndërsa 7 persona të tjerë u arratisën.
Sipas mediave italiane përleshja kishte qenë e dhunshme, ku personat e përfshirë goditën njëri-tjetrin me grushte e shishe birre, përpara se të ndërhynin dy policët.
Njërit prej shqiptarëve, gjatë kontrollit iu gjet edhe një thikë.