Dibër, sherr mes disa personave, humb jetën 29-vjeçari.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.
Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :
Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).
J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme”, njofton Policia.