BallinaKryesoreFronti Nacionalçlirimtar i Pezës me kryetar kuestorin fashist të klasit të parë

Fronti Nacionalçlirimtar i Pezës me kryetar kuestorin fashist të klasit të parë

Nga Kastriot Dervishi

Në mënyrë ironike, emërtesa Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar që gjoja bashkoi shqiptarët “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, duhej të drejtohej nga kuestori i Tiranës. Këshilli i zgjedhur në mbledhjen e Pezës përbëhej nga: Kamber Qafmolla (kryetar), Mustafa Gjinishi (sekretar), Ndoc Çoba, Myslim Peza, Abaz Kupi, Enver Hoxha, Ymer Dishnica. Nga ky rreshtim, edhe Ndoc Çoba ishte anëtar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (parlamenti i kohës). D.m.th. Fronti gjasme antifashist, kishte përfaqësim tipik fashist, për të mos folur për komunistët që drejtoheshin nga dyshja jugosllave që qëndronte në Pezë.

Me dekretin e datës 2.11.1942 mëkëmbësi Jakomoni shkarkoi nga detyra dy kuestorët e klasit të parë pjesëmarrës në mbledhjen e Pezës, Kamber Qafmollën dhe Azis Çamin me shërbim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (“Fletorja Zyrtare”, 23 nëntor 1942). Kamber Qafmolla qëndroi në mënyrë fiktive në krye të këshillit deri në shtator 1943 kur u zëvendësua nga anëtari i Këshillit të Shtetit të kohës së fashizmit, Omer Nishani (i cili u shkarkua nga kjo detyrë në janar 1944). Gjatë kësaj kohe, nuk pati asnjëbashkim “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Komunistët që nxjerrin nga magazinat fotot e diktatorit çdo 16 shtator, si nuk e mbajnë edhe portretin e kryetarit të Frontit, kuestorit Kamber Qafmolla?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular