BallinaAktualitetTop Channel sulmon Bushatin: Promovoi në diplomaci mikun e Emiljano Shullazit

Top Channel sulmon Bushatin: Promovoi në diplomaci mikun e Emiljano Shullazit

Nje emerim skandaloz ne diplomacine shqiptare. Ndoshta kjo është fytyra e vërtetë e diplomacisë shqiptare. Zoti Çaça është dekretuar nga Presidenti i Republikës në datën 2 Tetor 2014 si ambasador në Shtetin e Katarit. Pra emri i tij është propozuar
nga Qeveria Rama. Ky është një personazh shumë i njohur në Shqipëri, por jo për diplomaci.
Emri i tij doli ne dosjen Shullazi në vitin 2014. Kompania Arabe që i kishte bërë dhuratë Shullazit ish Hotel Vollgën në Durrës, kishte depozituar një dokument në QKR në Shqipëri ku rezultonte të ishte firmosur nga ambasada shqiptare ne Katar. Dokumenti mbante vulen dhe firmen e Konsullit shqiptar në atë ambasadë, të Edmond Çaçës. Kjo kishte ndodhur para se ai të bëhej ambasador.
Ndaj tij nuk u mor asnjë masë dhe nuk u nis asnjë hetim, përkundrazi nga konsull ai bëhet
ambasador fuqiplotë.
“Kur do arrij kjo klasë politike të kuptojë që Ministria e Punëve të Jashtme është pasqyra e kombit shqiptar e shtetit shqiptar, përmes shërbimit diplomatik nderohet Shqipëria, turpërohet Shqipëria”, thotë Paskal Milo.
Në vitin 2017 tani zotit Çaça i mbaron mandati në Katar. Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e tij dhe presidenti Meta e dekreton. Por Ditmir Bushati e katapultoi sërish në diplomaci Edmond Çaçën. Ai u emërua si sekretar i parë në ambasadën tonë në Londër. Ai e ushtroi atë detyrë deri në Mars të vitit 201.
Sot Ditmir Bushati, pa asnjë post në parti, ngre zërin për pastrimin e zyrtarëve me të shkuar kriminale./ Burimi: Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular