BallinaZgjedhje e editoritGoditja e rradhës për Ramën/Holanda kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me...

Goditja e rradhës për Ramën/Holanda kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE

spot_img
spot_img

Nga Vladimir Lame

Qeveria hollandeze do të kundërshtojë edhe këtë herë hapjen e negociatave me Shqipërinë duke kërkuar nga Këshilli Evropian hapjen e negociatave vetem me Maqedoninë e Veriut. Ky qëndrim u përsërit nga ministri i jashtëm hollandez Stef Blok gjatë raportimit në komisionin parlamentar për çështjet evropiane ku u theksua se jo vetëm Tirana nuk ka realizuar kushtet e vëna nga KE por ka bërë hapa prapa.

Stef Blok, Ministri i jashtem i Hollandes:

“Unë besoj se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy shtete me probleme të ndryshme si dhe progres ndryshëm. Shkalla e përparimit te reformave dhe stabiliteti politik në Maqedoni është qartë më i dukshëm se në Shqipëri por ata ne Shkup duhet të ndërmarrin hapin e miratimit ne parlament të ligjit për prokurorinë e pavarur. Kjo është një pikë kushtetuese. Kur ta kenë bërë këtë, unë mendoj se hapja e negociatave do të bëhet realitet”.

Shqipëria është me të vërtetë një rast tjetër. Ekziston edhe një mocion i miratuar nga parlamenti yne në lidhje me Shqipërinë. Shqipëria do të fillojë negociatat sapo të plotësojë kriteret e percaktuara nga Keshilli Evropian ne vitin 2018. Ky nuk është ende rasti. Herën e fundit që Këshilli vendosi zyrtarisht për këtë, më shumë se një vit më parë, ne, Franca dhe Danimarka kishin këtë pozicion dhe nuk kam indikacione se ka ndryshuar dicka qe nga ajo kohe.

Ne keto kushte parlamenti hollandez ndryshe nga ai gjerman nuk do te kete nje seancë plenare për të autorizuar qeverinë Rutte për të hapur dritën jeshile për Shqipërinë duke mbetur në fuqi mocioni i votuar kundër vendit tonë më 21 Qershor 2018 nga 125 deputetë nga shumica dhe opozita në Hagë.

Sipas njerit prej propozuesve të atij mocioni deputetit Pieter Omtzigt edhe këtë rradhë rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë.

Z. Omtzigt (CDA), Deputet

“Unë dëgjova zonjen Mogherini se ka pasur disa zhvillime pozitive në Shqipëri gjatë muajve të fundit. Me gjithë ndershmëri: Shpresoj t’i shoh, por me të vërtetë atje flitet për përfshirjen e mafias në partinë në pushtet, ka patur një bojkot të plotë te opozitës ne zgjedhjet lokale dhe ka probleme të mëdha me kriminalitetin dhe trafikun e drogës. Kam një ndjenjë të sinqertë që ata janë duke lëvizur prapa në krahasim me ate ku ishin nje vit me pare”.

Do të mjaftonte kundërshtimi i një shteti të vetëm ne kete rast Hollanda që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE të mos hapen me 18 Tetor duke pritur qe kushtet e vena nje vit me pare te plotesohen.

Mevrouw Ploumen, Deputete (PvdA)

‘Unë jam shumë dakord me ministrin që dy shtetet duhet të gjykohen dhe trajtohen vecmas bazuar në meritat e tyre. Trajtimi në te njëjten paketë do të shkaktonte padrejtësi per Maqedonine e Veriut.

Ne vijojme të mos jemi dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë kur bëhet fjalë për “përmbushjen e kushteve”. Përshtypja jonë është se hapat që kanë ndërmarrë janë përmirësime strukturore sidomos ne sistemin e drejtesise që zgjasin ne kohe ndaj na duhet të presim rezultatet konkrete. Padyshim që jemi kritikë ndaj praktikave gjyqësore atje. Kemi kritika edhe për cilësinë si dhe intensitetin e luftës kundër korrupsionit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular